
Një person i shpallur në kërkim nga Ukraina për trafik droge u vu në prangat e policisë kufitare në Rinas, në sajë të shkëmbimit në kohë reale të informacionit nga autoritetet e të dyja vendeve.
I arrestuari është A. S., 53 vjeç, shtetas ukrainas, i cili u prangos në momentin që zbriti në aeroportin e Rinasit.
Shtetasi ukrainas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Kievit, për trafik të lëndëve narkotike, si pjesë e një organizate kriminale.
Policia e Shtetit po punon me agjencitë partnere lidhur me këtë anëtar të organizatës kriminale, si dhe Interpol Tirana po punon për fillimin e procedurave të ekstradimit me homologët ukrainas.



