Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në hyrje të qytetit të Lushnjes.
Burime për MCN bëjnë me dije se fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar përveçse dëme të shumta materiale.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të trefishtë të jetë bërë, mos respektimi i rregullave në qarkullim.
Mjetet kanë tentuar të futen në parakalim dhe për shkak të lëvizjes së gabuar ata janë përplasur duke u goditur njëra pas tjetrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.



