Arrestimi i dy të dyshuarve për terrorizëm/ Dervishi: Ligji parashikon 4-10 vite burg, ndërkohë që ata janë recidivistë

Arrestimi i dy të dyshuarve për terrorizëm/ Dervishi: Ligji parashikon 4-10 vite burg, ndërkohë që ata janë recidivistë

Hamza Uka, një nga personat e armatosur që iu dorëzuan policisë pas dhjetëra orëve negociata me forcat RENEA në Orosh, në vitin 2015 ishte arrestuar si i dyshuar për përgatitjen e fëmijëve dhe të rinjve për t’u bashkuar me organizatën ISIS.

Gazetari Ferdinand Dervishi, në një prononcim për emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se ligji parashikon nga 4 deri në 10 vite burg për veprat e lidhura me nxitjen e terrorizmit, ndërkohë që personat e arrestuar janë recidivistë.

Sot në gjykatë Hamza Uka ka bërë thirrje për sulme terroriste dhe problemi është se ligji parashikon vetëm 4-10 vite për nxitje të terrorizmit. 

Në vitin 2019 u kap, u lirua, dhe jemi sërish në kushtet e përsëritjes së të njëjtës sjellje. Pretendohet se ka udhëtuar për t’u stërvitur, dhe kjo e bën situatën edhe më shqetësuese. 

Fakti që këta persona janë përsëritës të veprave të rënda e bën masën aktuale të dënimit të parashikuar nga ligji tepër të ulët krahasuar me rrezikshmërinë që paraqesin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy