
Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bathores, ku një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit S. R., dhe E. M.
Menjëherë pas aksidentit të lënduarit janë ndërtuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.



