Eksperti i sigurisë Faik Basha duke analizuar atentatin me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër, tha në emisionin “Fact Check” se ai mund të klasifikohet edhe si akt terrorist. Basha vë në dukje se për këtë duhet të rishikohet legjislacioni shqiptar.
“Nga ana se çfarë përcjell një ngjarje e tillë, përdorimi i armëve të rënda të dëmtimit në masë, përveç objektivit....Kur përdoret tritoli, armë të rënda dhe krimi kryhet në ambiente që mund të marrë jetë të pafajshme, ku mesazhi është më shumë se ngjarja e kryer, pra kemi terror, mesazhi shkon për policinë, qytetarët, kundërshtarët. Është një mesazh force, duke përdorur edhe mjetet në dispozicion mund të klasifikohet edhe akt terrorist. Legjislacioni shqiptar nuk e parashikon dhe duhet të rishikohet”.



