Pranga 4 personave për drogë, mes tyre edhe Inspektori i Krimeve të Rënda

Pranga 4 personave për drogë, mes tyre edhe Inspektori i Krimeve të Rënda

Disa aksione të njëpasnjëshme të Policisë së Shtetit kanë goditur sot një tjetër bazë të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike kanabis sativa.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se janë zbuluar dhe sekuestruar rreth 182 kg kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona mes të cilëve edhe një inspektor i Krimeve të Rënda.

Burime nga policia bëjnë të ditur se të arrestuar janë shtetasit Lefter Nelaj, Bashkim Kodra, Hashim Nelaj dhe Ramazan Kasmi, ky i fundit me detyrë inspektor policie i Krimeve të Rënda në Kurbin. Po të njëjtat burime saktësojnë se Kasmi ishte përjashtuar nga policia në vitin 2007, por kishte pak kohë që ishte rikthyer në detyrë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Shtetit, kanë ndërmarrë mbrëmjen e sotme aksione në disa qytete si Milot, Mamurras, Kurbin dhe Mat. Si rezultat i këtyre operacioneve janë zbuluar parcela me kanabis nga ku janë asgjësuar 27 820 rrënjë kanabis, ndërsa janë sekuestruar edhe 182 kg drogë.

Materialet e sekuestruara i kanë kaluar Prokurorisë. Sakaq, policia vazhdon punën për zbulimin dhe arrestimin edhe të personave të tjerë të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e drogës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy