I sekuestrohen dozat e kanabisit në lokalin e tyre/ Arrestohen nënë e bir në Vlorë

I sekuestrohen dozat e kanabisit në lokalin e tyre/ Arrestohen nënë e bir në Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se dy shtetas shisnin në lagjen “Pavarësia 3”, lëndë narkotike të cilën e fshihnin në lokalin e tyre, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: L. Xh., 50 vjeçe dhe M. Xh., 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Vlorë.    

Gjatë kontrollit në subjektin (lokalin) e këtyre shtetasve, i cili rezultoi i paregjistruar në organet tatimore, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhjetëra doza të lëndës narkotike cannabis, gati për shitje, 2 shkopinj bejsbolli, 5 celularë dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Gjithashtu u sekuestrua dhe një automjet që përdorej nga këta shtetas.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.      

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy