Një 80 vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur si “Hekurudha dhe liria”, në zonën e plazhit në Durrës.
I moshuari kishte dalë të shëtiste, por pak minuta pasi ka ecur, është rrwzuarnë tokë.
Paraprakisht dyshohet se 80-vjeçari ka pësuar atak kardiak, por pritet që autopsia të tregojë se çfarë ia ka shkaktuar problemin në zemër, të moshuarit.
80 vjeçari banonte në zonën e Shkozetit, Durrës.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 14.07.2020, rreth orës 05:30, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në rërë të breg detit, është gjetur pa shenja jete shtetasi Xh.K., rreth 80 vjeç, banues në Durrës.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



