
Policia në Kavajë ka njoftuar se ka arrestuar një 21 vjeçari që u kap duke drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt. Nga hetimet rezultoi se ai ishte autor i katër vjedhjeve në këtë qytet.
Njoftohet se në pranga është vënë A. U., 21 vjeç për veprat penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi Kavajë
Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë, zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.
Tentoi të braktisë mjetin duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.
Sekuestrohet 1 armë gjahu, fishekë luftarakë dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas, gjatë ditëve të fundit në Kavajë.
Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit A. U., 21 vjeç për veprat penale: "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".
Ky shtetas, duke drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Patrullës së Përgjithshme, ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë gjahu pa leje, fishekë luftarakë, një dorezë metalike dhe një maskë që dyshohet se përdoret për vjedhje.
Nga veprimet e para hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i 4 vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit, konkretisht:
- Më datë 19.01.2022, në fshatin Rrakull, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. T.;
- Më datë 19.01.2022, në fshatin Bago, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. V.;
- Më datë 21.01.2022, në lagjen nr. 3, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. L.;
- Më datë 24.01.2022, në fshatin Golem, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases E. S.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme procedurale.
45 shqiptarë vdiqën në aksident në Bullgari/ Shoferi i autobusit shpallet fajtor



