Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët.
Nga pamjet e siguruara nga MCN TV duket se shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar zonën.
Sipas burimeve paraprake kjo është hera e dytë që ishulli është përfshirë nga flakët.
Forcat e Rojes bregdetare si dhe Administrata e zonave të mbrojtura po punojnë për shuarjen e flakëve.



