Shpërndanin kanabis, arrestohen tre persona në Kamëz

Shpërndanin kanabis, arrestohen tre persona në Kamëz

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Kamzës, të akuzuar për shpërndarje kanabisi.

Efektivët e komisariatit Nr. 5, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Kamzës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Doses”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. H., 18 vjeç, L. K., 18 vjeç dhe një i mitur 17 vjeç.

Shërbimet e policisë kanë konstatuar në Bathore tre të rinjtë dhe gjatë kontrollit fizik të 17-vjeçarit dhe shtetasit K. H., iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike konabis, e shisnin në doza, në zonën e Kamzës.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi L. K., kishte shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy