Për më shumë se një viti, një 31-vjeçar shqiptar ishte kthyher tmeri i studentëve në Peruxhia të Italisë. Ai futej në shumë apartamente, por në pjesën më të madhe ato të banuara nga studentë.
Qëllimi i tij ishte të vjedh kryesisht sendet me vlerë të tyre por edhe kompjutera dhe telefona. Sipas mediave në Itali, ai ishte arrestuar edhe katër herë të tjera për të njëjtën vepër penale, ndërsa “punën” e tij e kishte shtrirë kryesisht në Peruxhia të Italisë.
Porn ë fund ai nuk rezistoi më dhe ran ë prangat e policisë, e cila arriti të mblidhte prova të mjaftueshme për të dërguar në burg 31-vjeçarin shqiptar.
I konsideruar nga mediat italiane si “Ujku”, shqiptari ka mundur të rikthehej në Peruxhia duke kaluar ilegalisht kufirin në pjesën veriore.
Ai ishte dënuar me kusht disa herë, por pavarësisht kësaj nuk kishte hequr dorë nga zakoni.
Arrestimi i fundit është kryer vitin e shkuar, ndërsa në rastin e fundit, është denoncuar nga dy vajza, të cilat e kishin parë të hynte në dhomën e tyre.



