
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Lungomare.
Tre automjete, një Opel, një Mazda dhe një Benz, janë përfshirë në përplasjen zinxhir.
Si pasojë e aksidentit, është lënduar një person, i cili është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Brenda dy automjeteve të para udhëtonin turistë të huaj që lëviznin në grup.
Si pasojë e aksidentit është plagosur lehtë pasagjerja që ndodhej në automjetin e dytë, të llojit Mazda.
Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spital për plagët e marra në pjesën e këmbës.



