KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Fatime Deçolli

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Fatime Deçolli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli sot vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Fatime Deçolli.

 

Drupal Ad

 

 

 

Në njoftimin për mediat, KPK bën të ditur se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 3 qershor për subjektin e rivlerësimit, Fatime Deçolli, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vendosi konfirmimin e saj në detyrë.

Paraprakisht gjatë seancës dëgjimore të së hënës, Deçolli dha shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

ndërsa kërkoi të merreshin parasysh shpjegimet e dhëna sa i përket bilanceve negative.

Fatime Deçolli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve ’90 dhe ka punuar si gjyqtare dhe kryetare gjykate në Berat. Prej vitit 2010, Deçolli e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy