Trafik kokaine nga Amerika Jugore në Itali, shkatërrohet grupi kriminal italo-shqiptar

Trafik kokaine nga Amerika Jugore në Itali, shkatërrohet grupi kriminal italo-shqiptar

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga 10 persona, nën akuzën se ishin pjesë e një grupi kriminal italo-shqiptar. Sipas mediave italiane, ky grup bënte import të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë në Itali. Organizata drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë, banues në Holandë, të cilët me ndihmën e dy shqiptarëve të tjerë që banojnë në zonën e Reggio-s, shpërndanin kokainë në territor me ndihëm e disa italianëve.

Mbi 60 ushtarë nga komanda provinciale e Guardia di Finanza të Bolonjës ekzekutuan urdhrat e arrestit orët e para të mëngjesit të sotëm në provincat Reggio Emilia, Modena, Macerata, Alessandria, Verona dhe Mantua, 10 urdhra paraburgimi, 5 në burg , 4 në arrest shtëpie dhe një detyrim paraqitje. Nga hetimet rezulton se lënda narkotike nga vendet e Amerikës Jugore arrinte në portat e Evropës veriore (kryesisht në Holandë) dhe më pas ndahej në tregun italian nëpërmjet një rrjeti korrierësh.

Gjatë operacionit u sekuestruan 7.5 kilogramë kokainë, një plantacion kanabisi (për gjithsej 93 bimë secila mbi dy metra të larta dhe në fazë të avancuar lulëzimi), 14 gramë marihuanë dhe 10 350 euro cash, që mendohet se janë pjesë e të ardhurave nga trafiku i drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy