
Një servis është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ndërsa si pasojë e zjarrit kanë rrezikuar të digjen edhe një furrë buke dhe kati i dytë i një banese.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri në servis është shkaktuar si pasojë e një shkëndije eelektrike ndërsa zjarrëfikësit kanë ndërhyrë duke shuar flakët.
Në vendngjarje ka qenë i pranishëm edhe kreu i zjarrëfikëses në Gjirokastër, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



