
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të pyllëzuar në në lagjen “24 Maji”, në afërsi të ish stacionit të mallrave.
Zjarri ka rënë pasditen e sotme rreth orës 18:20.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “24 Maji”, në afërsi të ish stacionit të mallrave, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe e pyllëzuar.
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.



