Dita e shtatë e grevës në minierën e Trepçës/ 10 minatorë shtrohen në spital pas gjendjes së rëndë shëndetësore

Dita e shtatë e grevës në minierën e Trepçës/ 10 minatorë shtrohen në spital pas gjendjes së rëndë shëndetësore

Sot është dita e shtatë prej që kur minatorët në Trepçë të Kosovës kanë hyrë në grevë.

Ata po kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë teksa kërkojnë edhe sigurimin e kushteve të punës. Për këto kërkesa ata po kërkojnë garanci me shkrim.

Për gjatë kësaj jave, shumë minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi ka deklaruar për Telegrafin se vetëm mbrëmë 10 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Gjendja shëndetësore është e rëndë. Sipas informatave që i kam marrë mbrëmë prej orës 19:00, dhjetë grevistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Sa i përket akuzave të Ndërmarrjes “Trepça”, e cila ditën e diel publikoi disa fotografi të minatorëve, Jonuzi tha se me kërcënime dhe shantazhe nuk arrihet zgjidhja.

Ne si Sindikatë e kemi kundërshtuar atë, është veprim i ulët, kërcënues, i cili nuk i kontribuon zgjidhjes, kjo e shtyn zgjidhjen. Shantazhe dhe kërcënimi nuk dërgojnë të zgjidhja.

Kërkesat tona të parashtruara në mënyrë publike tanimë e disa muaj janë të qarta dhe konkrete.

Përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, pagesa e pagave në aktuale me kohë dhe shkarkimi i një menaxhmenti i cili çdo ditë e më shumë është duke e shkatërruar minierën e Trepçës. Këto kanë qenë dhe mbeten kërkesat tona dhe se minatorët nuk do të dorëzohen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Për grevën në minierën e Trepçës ka reaguar edhe Ministria e Ekonomisë.

Ministria ka lutur grevistët t’i kthehen punës, duke njoftuar se çdo ditë mos-pune shkakton mijëra euro humbje.

Kompleksi metalurgjik Trepça, deri në vitet 90 atëherë kur ishte përkeqësuar situata politike bë Kosovë, ishte llogaritur si një prej ndërmarrjeve më të mëdha, jo vetëm në Kosovë, por edhe në territorin e Jugosllavisë së atëhershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy