Përurohet Zyra e Prokurorit Ndërlidhës të Shqipërisë pranë Eurojust në Hagë

Përurohet Zyra e Prokurorit Ndërlidhës të Shqipërisë pranë Eurojust në Hagë

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Z. Olsian Çela dhe Presidenti i Eurojust z. Ladislav Hamran, përuruan sot Zyrën e Prokurorit Ndërlidhës të Shqipërisë pranë selisë së Eurojust në Hagë.  Ceremonia e sotme vjen pas përzgjedhjes dhe caktimit të prokurorit të parë ndërlidhës të Shqipërisë pranë kësaj agjencie në janar të këtij viti, të znj. Fatjona Memcaj.

 Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela tha se një investim I tillë shënon hap të rëndësishëm kundër çfarëdo lloj krimi që tejkalojnë kufijtë e vendit.

 “Bashkëpunimi ynë i forcuar tashmë nëpërmjet Eurojust-it shënon një hap të rëndësishëm përpara në luftën kundër të gjitha llojeve të krimeve që tejkalojnë kufijtë tanë. Rruga që kemi ndërmarrë do të na mundësojë të konsolidojmë përvojat dhe kapacitetet, si dhe të përgjigjemi në një mënyrë më të organizuar institucionale ndaj kërcënimit serioz që krimi i organizuar transnacional po paraqet për shoqëritë tona. 

 Presidenti i Eurojust z. Ladislav Hamran deklaroi se hapja e një zyre të tillë është një hap përpara që shtyn bashkëpunimin në fushën e gjyqësorit në kufijtë tanë.

"Bashkimi Evropian dhe Shqipëria janë fqinj dhe partnerë. Në Eurojust ne e dimë prej eksperiencës se të kesh një prokuror ndërlidhës pranë kësaj agjencie është një mjet i fuqishëm që shtyn përpara bashkëpunimin në fushën e gjyqësorit në kufijtë tanë. I jam mirënjohës autoriteteve shqiptare për bashkëpunimin e treguar për të hapur zyrën e prokurorit ndërlidhës dhe mirëpres bashkëpunimin për të luftuar krimin e organizuar transnacional së bashku." 

Ceremonia u ndoq edhe nga Kreu i Prokurorisë Speciale, SPAK z. Arben Kraja.

Hapja e Zyrës përkoi me takimin e parë vlerësues për marrëveshjen e bashkëpunimit me Shqipërinë, e cila hyri në fuqi vitin e kaluar. Caktimi I prokurorit ndërlidhës, znj. Memcaj është rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj marrëveshjeje. 

Prokurori Ndërlidhës për Shqipërinë znj. Memcaj ka një përvojë të gjatë në bashkëpunimin gjyqësor ndërkufitar dhe para fillimit të detyrës pranë Eurojust ka qenë prokurore pranë prokurorisë së Apelit Tiranë, ku ka qenë përgjegjëse për çështjet që kërkonin Ndihmë Juridike të Ndërsjellë, veçanërisht kërkesat për ekstradim. 

 Bashkëpunimi gjyqësor ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Eurojust është rritur me mbi 40% në pesë vitet e fundit. Midis 2016 dhe 2020 në Eurojust u regjistruan gjithsej 84 raste në të cilat përfshihej Shqipëria. Këtë vit, deri më tani janë regjistruar 20 raste, me një hetim afatgjatë që kulmoi me arrestimin e 38 kontrabandistëve shqiptarë të drogës në bashkëpunim me Italinë, në korrik, si një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit të deritanishëm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy