Sapo ka përfunduar seanca në Gjykatës e Korcës për caktimin e masës së sigurisë ndaj Kristjan Sterjos, 20-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Johan Zukos.
Në seanëcën e cila zgjati rreth 35 minuta, Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristjan Sterjon.
Sterjo akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
I riu e vrau bashkëmoshatarin pasditen e 8 gushtit pas disa konflikteve të mëparshme mes tyre se kush ishte ‘më i forti’ dhe një zënke ku autori pretendon se viktima i kishte ngacmuar të dashurën.



