Plagosja në Korçë/ Konflikti nisi për shitjen e një mjeti, i lënduari me 3 plagë në bark

Plagosja në Korçë/ Konflikti nisi për shitjen e një mjeti, i lënduari me 3 plagë në bark

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja në Korçë, ku sipas burimeve i plagosuri ka dhënë një deklaratë pa shumë detaje për arsye të gjendjes së tij shëndetësore, pasi aktualisht po trajtohet në spital me 3 plagë në bark.

Policia nëpërmjet dëshmisë së tij ka arritur të identifikojë autorin e gjithashtu të kuptojë se konflikti ka nisur për shitjen e një mjeti.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, pasi dëshmia e të plagosur do përsëritet. Në këtë moment ajo që pati rëndësi për grupin hetimor ishte pikërisht identifikimi i autorit i cili është shpallur në kërkim.

Vijon puna për kapjen e tij, ndërkohë që i plagosuri pas përmirësimit do të japë edhe një dëshmi tjetër rreth përfshirjes në konflikt, etj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy