KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi sot se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 15 maj për subjektin e rivlerësimit, Majlinda Andrea, ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë, vendosi shkarkimin e saj nga detyra.

Majlinda Andrea, ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë e dënuar me shërbim prove për korrupsion, nuk u paraqit të hënën më 15 maj në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me procesin e saj të vetingut, ndërkohë që relatimi ekspozoi mosushtrimin e kompetencave nga këshillat dhe institucionet kompetentë lidhur me statusin e saj.

 Për rrjedhojë, Andrea vijon të gëzojë statusit e magjistratit edhe gjashtë vjet pasi është dënuar për korrupsion. 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Olsi Komici, Alma Faskaj relatore, Firdes Shuli anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Majlinda Andrea e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Në vitin 2008, Andrea u emërua anëtare e Gjykatës së Lartë dhe e ushtroi detyrën deri në vitin 2016, kur u përball me akuzat për mitmarrje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy