Një person i shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe ngacmim seksual, është vënë në prangat e policisë së Kukësit.
I arrestuari është Q. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mamëz, pasi Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite e 8 muaj burgim, ku i kanë mbetur për vuajtje 3 vite, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprat penale: “Dhuna në familje“, “Ngacmimi seksual“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".
Në prill të vitit 2024, 40-vjeçari u arrestua pasi bashkëshortja e tij kishte bërë kallëzim për dhunë në familje, si dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura.
Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan: 14 kapsolla denator, 2 fitila zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krehëra automatiku.



