Udhëtonte me 19 pistoleta në çantë, policia prangos suedezin (VIDEO)

Udhëtonte me 19 pistoleta në çantë, policia prangos suedezin (VIDEO)

Policia ka ndaluar një shtetas suedez, në pikën e kalimit kufitar të Murriqanit, pasi iu gjetën 19 pistoleta me vete, teksa po tentonte të linte kufirin drejt Malit të Zi.

21-vjeçari Sebastian Vall u arrestua në flagrancë nga Policia Kufitare e Muriqanit në dalje, pasi gjatë një kontrolli të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21–vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobuzin e linjës “Kosovë -Gjermani”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri tip “pistoletë”, kalibër 7.65.

Ndërkohë, specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Policisë Shkodër, po hetojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikut të armëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.

Sakaq materialet në ngarkim të 21-vjeçarit suedez pritet t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale, “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy