
Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur "Kthesa e Jorgucatit", janë përplasur automjeti tip "Fiat", me drejtues shtetasin kinez Y. Sh., 35 vjeç, me automjetin tip kamion, me drejtues shtetasin F. K., 63 vjeç, banues në Fier.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, drejtuesi i automjetit tip "Fiat" shtetasi kinez Y. Sh. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip kamion shtetasi B. K., 36 vjeç.
Pas aksidentit të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



