
Një 18-vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga problem të shëndetit mendor, është gjetur i vetëm nga uniformat blu në një rrugë dytësore në aksin Tiranë-Durrës. Sipas informacioneve të policisë, bëhet fjalë për shtetasin Jonuz Sulaj, i cili, teksa është pyetur për familjen e tij është shprehur se nuk e mban mend shtëpinë. Ai po mbahet në ambientet e Komisariatit të Policisë numër 6, në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Gjatë mbremjes së djeshme, në rrugë dytësore Tiranë-Durrës, është gjetur i vetëm në rrugë shtetasi Jonuz Sulaj., rreth 18 vjeç, (dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor) i cili nuk mban mend adresën e banimit të familjarëve të tij.
Aktualisht ky shtetas ndodhet pranë Komisariatit të Policisë Nr.6. Familjarët e tij apo çdo person që mund të ketë kontakte me ta, ju lutemi të telefonojë në 112 ose të paraqitet në Komisariatin e Policisë Nr.6.



