Arrestohet në Vlorë 38-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, ishte dënuar për drogë e sulme me molotov në Itali

Arrestohet në Vlorë 38-vjeçari në kërkim ndërkombëtar, ishte dënuar për drogë e sulme me molotov në Itali

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Target 1”. 

 

Ky operacion u mundësua falë informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia e huaj.

 

Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit në qytetin e Vlorës, u bë i mundur arrestimi i shtetasit S. M. (i njohur edhe me emrin alternativ S. P.), 38 vjeç, banues në Selenicë. 41-vjeçari u prangos me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar zyrtarisht me 7 vjet, 3 muaj e 15 ditë burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, zhvatje dhe tentativë zhvatjeje kryer në bashkëpunim, për posedim e përdorim të mjeteve zjarrvënëse (Molotov) në zonën e Riminit, Itali, si dhe për falsifikim dokumentesh identifikimi, rikthim të paligjshëm në Itali dhe mbajtje të armëve pa autorizim, të kryera gjatë periudhës 01.02.2015-12.02.2020.   

 

Nga ky dënim, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet, 4 muaj e 3 ditë burg.

 

Aktualisht, Zyra e Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me homologët e tyre italianë, po vijon të gjitha procedurat ligjore për të bërë të mundur ekstradimin e shpejtë të 38-vjeçarit drejt shtetit fqinj, ku do të vuajë edhe pjesën e mbetur të dënimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy