Qëllon me kallashnikov në afërsi të banesës së të afërmve, vihet në pranga i riu në Tiranë

Qëllon me kallashnikov në afërsi të banesës së të afërmve, vihet në pranga i riu në Tiranë

Në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje në Tiranë, duke vënë në pranga një 27-vjeçar i cili qëlloi në ajër, me armë zjarri, në afërsi të banesës së të afërmve të tij

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në fshatin Zaranikë, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri që e mbante pa leje në banesë, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin Dh. Th., 27 vjeç, banues në Shkozë.

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në afërsi të banesës së të afërmve të tij.

Gjatë kontrollit në një ambient në afërsi të kësaj banese, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte ky shtetas.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy