
Gjeneral brigade Arben Kingji do të emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura duke zëvendësuar postin e mbajtur nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.
Arben Kingji ka qenë propozim i kryeministrit Edi Rama dhe pritet të dekretohet nesër nga Presidenti Begaj.
Gjeneral brigade Arben Kingji mbante deri tani detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.
Vite më parë ai ka shërbyer si Komandant i Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.
Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontigjentit në disa misione në Afganistan e Irak.
Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje.
Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës.



