Shkelën urdhrin, gjobiten 165 qytetarë

Shkelën urdhrin, gjobiten 165 qytetarë

Qeveria vendosi të ashpërsojë masat edhe për këmbësorët, duke i lejuar ata të dalin vetëm në dy orare, Policia e Shtetit ka njoftuar se duke filluar nga ora 10:00 dhe deri në këto momente, janë ndëshkuar 165 shtetas.

Sipas njoftimit, policia sqaron se këta shtetas janë gjobitur me 10 mijë lekë, për shkak se nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Ajo, apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e Covid-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.

Kryeministri Rama deklaroi dje se duke filluar nga dita e enjte do të ngushtohet orari për të dalë jashtë si këmbësor.

Sipas tij, qytetarët do të kenë vetëm dy fasha orare për të dalë, nga 06:00 e mëngjesit deri në 10:00 dhe pasdite nga ora 16:00 deri në 18:00, në total vetëm 6 orë.

Ai tha se kushdo që shkel këtë rregull të ri, do të gjobitet me 10 mijë lekë dhe nuk do të marrin asnjë ndihmë nga shteti nga paketa e solidaritetit në kushtet e një situate që kreu i qeverisë e quan luftë.

Kështu, nëse një qytetar që del nga shtëpia jashtë këtyre orare, dhe për shembull rezulton të jetë punëtor që duhej të qëndronte në shtëpi për shkak të mbylljes së një biznesi ku ai mund të punonte, nuk do të marrë pagën, që do të shlyhet në sajë të një plani financiar të qeverisë për të mbështetur biznesin nga buxheti i shtetit.

Sipas kësaj mase të re kufizuese që Rama bëri publike në një postim në Facebook, edhe ata që do të dalin në fashën orare të lejuar, do duhet të jënë vetëm, dhe jo të shoqërohen me persona të tjerë, pikërisht për të shmangur kontaktet dhe grumbullimet që nuk respektojnë distancën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy