Greqi, 51-vjeçari shqiptari gjendet i vdekur në Selanik

Greqi, 51-vjeçari shqiptari gjendet i vdekur në Selanik

Një 51-vjeçar shqiptar, i denoncuar si i zhdukur të martën, u gjet i vdekur në malet Kerdylia, në periferi të Selanikut, ku kishte shkruar për të prerë dru.

Trupi i shqiptarit të identifikuar si Ylli Mera, u gjet dje të dielën nga efektivët e policisë në kuadër të kërkimeve.

Shqiptari është gjetur me një plagë në kofshë, e cila dyshohet se është shkaktuar nga një sharrë elektrike, por deri më tani nuk janë sqaruar rrethanat e vdekjes së tij.

Sipas policisë, 51-vjeçari shoqërohej nga një 59-vjeçar grek, për llogari të të cilit kanë dalë në mal, ndërsa prerjet e pyjeve kanë qenë të paligjshme.

Teksa vlerësohet se 59-vjeçari është një person “kyç” për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së të shqiptarit, kanë vijuar kontrollet në shtëpinë e tij, ku janë gjetur gëzhoja dhe për këtë shkak është arrestuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy