Mbërrijnë 49 emigrantë në Shëngjin/ Simoni: Po u nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor

Mbërrijnë 49 emigrantë në Shëngjin/ Simoni: Po u nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor

Anija ushtarake italiane “Casiopea”, e nisur të premten nga ishulli Lampedusa, ka mbërritur këtë të martë në portin e Shëngjinit.

Siç raporton për ‘MCN Live’ korrespondenti nga Lezha, Jul Simoni, emigrantët e mbërritur fillimisht po i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse të Shëngjinit.

 Pas këtyre procedurave, ata do të transferohen në kampin e Gjadrit.

Në bordin e anijes ndodhen 49 emigrantë të paligjshëm me kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë (Ivory Coast) dhe Gambia.

Aktualisht që flasim, janë duk u kryer kontrollet shëndetësore të personave që ndodhen në anije, dhe më pas do të zbarkojnë për t’u vendosur në qendrën e pritjes.

Ata do të qëndrojnë atje për një periudhë të caktuar dhe do të nënshtrohen procedurave të verifikimit, përpara se të transferohen në kampin e Gjadrit, ku do të qëndrojnë gjatë procesit të kërkesës për azil.

Anija ushtarake “Casiopea” ishte parashikuar të mbërrinte në ujërat shqiptare mëngjesin e së hënës, më 27 janar, por për shkak të një defekti, lundrimi i saj u shty për sot.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy