Ngordhja e tonelatave me peshq në rezervuarin e Kasharajt, Gjini: Nën hetim privati që e shfrytëzonte për rritjen e rasatit

Ngordhja e tonelatave me peshq në rezervuarin e Kasharajt, Gjini: Nën hetim privati që e shfrytëzonte për rritjen e rasatit

Një katastrofë e rëndë mjedisore është regjistruar në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë, ku tonelata peshqish kanë ngordhur si pasojë e zbrazjes së ujit për shkak të punimeve rehabilituese në digë. 

 

Situata është kthyer në një emergjencë të vërtetë, çka ka detyruar forcat e ushtrisë të zbarkojnë në zonë për të nisur pastrimin e menjëhershëm, pasi era e keqe e peshkut të dekompozuar ka pushtuar të gjithë zonën rrethuese.

 

Në një raportim të drejtpërdrejtë me telefon, gazetarja Evi Gjini, raportoi se rezervuari i Kasharajt u inspektua dy vite më parë nga Komiteti i Digave, i cili konstatoi rreziqe serioze. Për shkak të rrëshqitjes së tokës, diga e rezervuarit kishte nisur të çahej, duke kërcënuar sigurinë e zonës. Ky rezervuar, i cili fillimisht ishte krijuar për furnizimin me ujë të qytetit të Lushnjës dhe më pas u përcaktua për vaditjen e tokave bujqësore.

 

Gazetarja Evi Gjini bën me dije se Bashkia ia kishte dhënë më parë këtë rezervuar një privati për menaxhimin e rasatit të peshkut dhe ushtrimin e peshkimit. Kontrata e këtij personi kishte përfunduar që në vitin 2022. Megjithatë, edhe pse licenca nuk ishte rinovuar prej katër vitesh, aktiviteti i peshkimit vazhdonte të ushtrohej në mënyrë të paligjshme.

 

"Bashkia ia kishte dhënë një personi për rritjen e rasatit te peshkut për peshkim dhe këtij i kishte mbaruar kontrata në 2022, edhe pse licensa nuk ishte rionovuar ushtrohej akviviteti i peshkimit.  Kanë nisur hetimet për këtë problem dhe janë marrë në pyetje personi që e ka shfrytëzuar për rasatin e peshkut".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy