Me besimin në zot qindra besimtarë katolik por jo vetëm, e nisen Vitin e ri, duke vizituar kishës së Shna Ndout në Laç, në këto ditë të para të janarit.
Të ardhur nga qytete të ndryshme te Shqipërisë, por edhe jashtë saj, besimtaret luten për një vit të mbarë për familjen e shoqërinë.
Kisha e Shna Ndout është një vend i shenjë që ndodhet mbi kodrën e qytetit të Laçit e që vizitohet çdo vit nga mijëra besimtarë.
Ndërsa kulmi i pelegrinazhit është me 12 dhe 13 qershor, kur festohet Dita e Shna Ndout.



