Kush e di atë barcaletën se vlonjatët duan të ulen të gjithë në vend të parë në autobus dhe ideja që autobusi të jetë për së gjeri, do e gjejë më së miri veten në videon e një grupi shqiptarësh në një aeroport në Itali.
Skena që gjeni më poshtë vjen nga aeroporti i Perugias në Itali, mes dy grupeve udhëtarësh shqiptarë që prisnin të hipin në fluturimin direkt për në Tiranë.
Gjatë pasdites së të dielës, policia e Perugias ndërhyri për të ndarë një grup pasagjerësh me origjinë shqiptare që shoqëronin disa bashkatdhetarë për t’u nisur drejt Tiranës, kur u përballën me një grup tjetër bashkatdhetarësh në radhë në check-in.
Për arsye që janë ende në verifikim, mes dy grupeve nisi një sherr i ashpër, i cili më pas degjeneroi në një përplasje të dhunshme, deri sa përfunduan të shtrirë përtokë.
Punonjësit e policisë kufitare italiane ndërhynë duke i ndarë, por jo pa vështirësi. Shqiptarët e përfshirë në sherr, që të gjithë me rekorde të ndryshme policore, u ndaluan brenda aeroportit mha policia.
Pas ndihmës së parë, njëri nga njëmbëdhjetë shqiptarët e përfshirë në sherr u dërgua në spitalin e Perugias për hetime të mëtejshme, ndërsa të tjerët u dërguan në komisariat.
Tetë nga shqiptarët e konfliktuar, u arrestuan për përleshje dhe u dërguan në burg. Mes personave të përfshirë në sherr, ishin një vajzë dhe një grua shqiptare të moshës 24 dhe 22 vjeç.



