Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se i ka vënë flakën një makine.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi I.T.,45-vjeç banues në Kaninë. Personi në fjalë i ka vënë flakët mjetetit të shtetasit Sh.M. 54 vjeç, banuese në Fier.
Nuk dihet ende se përse 45-vjeçari e ka kryer këtë veprim.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve, në vijim të veprimeve për zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit në pronësi të shtetasit Sh. M., pas provave të grumbulluara kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. T., 45 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, pasi më datë 17.10.2020, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, dyshohet se ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit Sh. M., 54 vjeç, banues në Fier," njofton policia.



