“Do të ndryshoj fatin”/ Fallxhorja 56-vjeçare mashtron të renë duke i marrë rreth 12 mijë euro

“Do të ndryshoj fatin”/ Fallxhorja 56-vjeçare mashtron të renë duke i marrë rreth 12 mijë euro

Një 56-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi ndaj saj rëndon akuza e mashtrimit. Sipas informacionit zyrtar të Policisë, shtetasja me inicialet A. Sh., dyshohet se gjatë periudhës tetor-nëntor të këtij viti, nëpërmjet mashtrimit në rolin e fallxhores, i ka përvetësuar një shumë prej 11 mijë e 700 euro një 35-vjeçareje.

Dyshohet se fallxhorja i kishte premtuar shtetases Z.H., se do t’i ndryshonte fatin.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2., proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. Sh., 56 vjeçe, sepse gjatë periudhës tetor-nëntor të vitit 2020, nëpërmjet mashtrimit (në rolin e fallxhores), i ka përvetësuar shumën 11 mijë e 700 euro, shtetases Z. H., 35 vjeçe. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy