Shiste mallra kontrabandë, arrestohet një grua në Tiranë

Shiste mallra kontrabandë, arrestohet një grua në Tiranë

Finalizohet nga policia e Tiranës operacioni i koduar “Omega”, për goditjen e kontrabandës së mallrave, duke vënë në pranga një grua.         

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Omega”.      

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja E. Rr., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. 

Në Komunën e Parisit, gjatë kontrollit në dyqanin e shtetases E. Rr., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe produkte të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre. Nga verifikimet ka rezultuar se kjo shtetase nuk deklaronte në organet kompetente, të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.    

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy