Digjet gjatë natës një makinë në Korçë/ Dyshimet e policisë

Digjet gjatë natës një makinë në Korçë/ Dyshimet e policisë

Një makinë është përfshirë nga zjarri gjatë mesnatës së lënë pas në qytetin e Korçës.

Policia bën me dije se rreth orës 23:55, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. Z., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në rrugë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë Korçë, për hetime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy