
Një hetim disamujor i strukturës Antiterror në policinë e Kosovës ka çuar në pranga pesë persona, të cilët dyshohen se po përgatiteshin për sulme.
Sipas Prokurorisë Speciale në Prishtinë, gjatë kontrolleve të kryera në kuadër të këtij hetimi janë gjetur lëndë eksplozive, armë zjarri, dron, si dhe armë anti-tanke, transmeton Zeri.info.
"Ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale "Kryerja e veprës terroriste" nga neni 129 paragrafi 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 i KPRK-së", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.



