Katër vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Procesi gjyqësor mund të përfundojë në fillim të 2026

Katër vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Procesi gjyqësor mund të përfundojë në fillim të 2026

Fundi i vitit të ardhshëm ose fillimi i 2026-ës, mund të shënojë përfundimin e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar i akuzon për krime të pretenduara të luftës, vlerësojnë monitoruesit e këtij procesi, bëjnë të ditura mediat në Kosovë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë, që prej nëntorit të vitit 2020.
Numri i dëshmitarëve të prokurorisë në atë që njihet si gjykimi i madh ka mbërritur 100.

 Prokuroria atje ka hequr dorë nga dëgjimi i disa dëshmitarëve dhe i ka pranuar disa dëshmi me shkrim.
Të premten ZPS njoftoi se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e 12 dëshmitarëve.

 Gjithashtu u bë e ditur se ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë.
Çështja e ZPS-së është paraparë të mbyllet në prill të vitit të ardhshëm, për t’i hapur rrugë asaj të mbrojtjes.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nisi në prill të vitit 2023.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy