Vrasja e dyfishtë në “Astir”, gjendet një makinë e djegur në Thumanë

Vrasja e dyfishtë në “Astir”, gjendet një makinë e djegur në Thumanë

Një makinë tip “Toyota”, është gjetur e djegur mbrëmjen e sotme në zonën e Thumanës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se automjeti mund të jetë i autorëve të vrasjes së dyfishtë të ndodhur në zonën e “Astirit” në Tiranë. Brenda tij janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov, ndërsa burimet bëjnë të ditur se mjeti dyshohet të jetë vjedgur në Tiranë. Të vrarë mbetën shtetasit Erigers Miihasi dhe Armando Dumani, të dy persona me precedentë të mëparshëm penalë.

"Ndërkohë  në Thumanë është gjetur një  automjeti tip "Toyota" duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes. Targat e mjetit të djegur rezultojnë të  vjedhura në Tiranë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes", njofton policia.

Policia ka ngritur grupe të shumta kontrolli në hyrje dhe dalje të Tiranës për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur “Dy rrathët” në Astir, kur viktimat u qëlluan me breshëri plumbash nga një automjet në lëvizje teksa po ecnin me një mjetin tip “Audi A8”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy