Arrestohet ish-shefi i Krimeve në Durrës

Arrestohet ish-shefi i Krimeve në Durrës

Arrestohet ish-shefi i krimeve në policinë e Durrësit. Krenar Behari u arrestua me urdhër të prokurorisë, pasi akuzohet për shkelje detyre.

Prokurori Arjan Ndoji lëshoi flet-arrestin për ish-shefin e krimeve, aktualisht në pozicionin e inspektorit të krimeve, pasi ka gjetur shkelje detyrë gjatë një arrestimi që Behari kishte kryer.

Sipas burimeve nga prokuroria, ai akuzohet se ka kryer veprime për arrestimin e një personi në kundërshtim me prokurorin.

Arrestimi është kryer për akuzën e shpërdorimit të detyrës, neni 248 i Kodit Penal.

Zyrtarisht nuk është dhënë asnjë detaj në lidhje me arrestimin e inspektorit të krimeve dhe nuk dihet për cilin rast arrestimi bëhet fjalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy