Arratisja 007 në Tiranë/ Për të fshehur armën aksidenton 9 makina e 1 motor, prangoset i riu me tre emra (VIDEO)

Arratisja 007 në Tiranë/ Për të fshehur armën aksidenton 9 makina e 1 motor, prangoset i riu me tre emra (VIDEO)

Kontrolli rutinë i policisë kthehet në një skenë masive krimi duke terrorizuar banorët e Tiranës. Imer Krrashi përplas 10 mjete ndërsa prangoset me pistoletë dhe mbetet në qeli.

Një xhiro për qëllime kriminale apo pasioni, ende kjo e pazbardhur e ka kthyer shoferin 31 vjeçar në një kriminel të pamëshirshëm mesditën e 5 tetorit në aksin Liqeni i Thatë-TEG.

Plot 10 automjete mes tyre nëntë vetura dhe një motor ai i ka aksidentuar duke i shkaktuar dëmtime masive, e gjitha kjo në një tentativë arratisje nga postblloku i forcave “Shqiponja”.

Emisioni “FactCheck” në MCN TV zbulon se Imer Krrashi njihet edhe me emrat Imer Masha apo Imer Uka. Nuk ishte në kërkim nga policia por në 10 sekonda u kthye në personit më të rrezikshëm. 

Teksa u arratis për mbi 2 km, të plagosur nga goditjet e automjetit luksoz “Mercedez Benz” me targa gjermane mbeti dhe një efektiv policie jashtë shërbimi. Ai udhëtonte me familjen e tij, ndërsa pas ndihmës mjekësore së bashku me familjen janë jashtë rrezikut.

Nëse do të mungonte një filmim me celularin personal të efektivit të shqiponjave, sot kjo ngjarje do të kishte një tjetër rrjedhë dhe e mbuluar me mister pse jo e me versione sipas palëve.

E gjitha pasi kamerat e trupit të policisë të nisura dikur sot janë jashtë shërbimit dhe asnjë polic në Shqipëri nuk disponon një të tillë.

Ja se si e raportoi policia ngjarjen

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të personave që mund të qarkullojnë me armë zjarri apo të transportojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacionin e marrë në rrugë operative se një automjet po lëvizte në unazë, në drejtim të TEG-ut, dhe drejtuesi i automjetit mund të ishte i armatosur, rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit të automjetit të dyshuar, shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur drejtuesit të automjetit se ndaj tij dhe automjetit do të ushtrohej kontroll. Në momentin që drejtuesi i automjetit është njohur me urdhrin e Policisë, ka refuzuar urdhrin për kontroll dhe është larguar me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar punonjësit e Policisë që ishin duke komunikuar me të.

Bazuar në informacionin e marrë se ky shtetas mund të kishte armë me vete, në refuzimin për kontroll nga drejtuesi i automjetit dhe largimin me shpejtësi në drejtim të TEG-ut, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit, i cili, për shkak edhe të trafikut të rënduar, ka përplasur 9 automjete dhe 1 motomjet, në të cilin qarkullonin shtetasit E. R., 52 vjeç (punonjës policie jashtë shërbimit) dhe bashkëshortja e tij, shtetasja O. R., 46 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, pas një ndjekjeje intensive, bënë të mundur bllokimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij, shtetasit I. K, alias I. M, alias I. U.

Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy