Një 71-vjeçar dhe një 83-vjeçar kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, të prekur nga COVID -19 dhe me sëmundje tjera bashkëshoqëruese.
Dy të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar nga Prishtina dhe një 83-vjeçar nga Mitrovica.
Lajmin e ka konfirmuar Klinika Infektive përmes raportit 24 orësh, ku ka njoftuar se që të dy viktimat kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Dje me datë 01.07.2020 në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti F.G. moshës 71 vjeq nga Prishtina me diagnozën Covid 19 dhe sëmundje tjera shoqëruese, si dhe sot me datën 02.07.2020 në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti F.M. moshës 83 vjeq nga Mitrovica, i cili përpos infeksionit me Covid-19 kishte edhe sëmundje shoqëruese”, thuhet në raport e QSUK.



