Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, dy të vdekur dhe katër të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levaan-Tepelenë.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se kanë ndërruar jetë dy persona dhe janë plagosur katër të tjerë.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar nga mjetet e përfshira në aksident çka ka sjellë edhe përplasje kokë më kokë të automjeteve.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip "Zafira" dhe "Ford".
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.
Në një prej automjeteve ka qenë një familje nga Cakrani, që aktualisht ndodhen në spital.



