Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 36-vjeçari në Krujë

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 36-vjeçari në Krujë

Një 36-vjeçar me inicialet H.S, që qarkullonte me armë zjarri me vete përfundoi në prangat e policisë në Borizanë të Krujës.

“Blutë” pasi kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas, kanë ushtruar kontrollit fizik ndaj 36-vjeçarit, të cilit i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me municionin luftarak.

 

NJOFTIMI

Fushë Krujë/Vijojnë kontrollet e befasishme, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Finalizohet nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Borizana”. Qarkullonte me armë zjarri me vete, me fishek në fole, gati për qitje, kapet dhe arrestohet në flagrancë 36-vjeçari.  Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak.

 Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë, në kuadër të kontrolleve të befasishme mbështetur me inteligjencë  informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borizana”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: 

- H. S., 36 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".

Shërbimet e Policisë, pasi kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas, kanë ushtruar kontrollit fizik ndaj 36-vjeçarit, të cilit i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje. Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me municionin luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy