Një konflikt i dhunshëm në një prej destinacioneve më të vizituara turistike të vendit ka shkaktuar panik te dhjetëra vizitorë vendas dhe të huaj.
Përplasja, që u regjistrua në Syrin e Kaltër në Sarandë, la të plagosur administratorin e një biznesi privat, ndërsa policia ka arrestuar një person dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë.



