Policia e Beratit ka arrestuar një 33-vjeçar me iniciale A. N dhe një 20-vjeçar me iniciale A.Sh pasi dyshohet se kanë marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe.
Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe.



