Sasi e madhe droge kapet në Maqedoninë e Veriut, arrestohet shqiptari

Sasi e madhe droge kapet në Maqedoninë e Veriut, arrestohet shqiptari

Një sasi e madhe droge është kapur në Maqedoninë e Veriut rreth orës 01:00 të mesnatës së kësaj të enjteje.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se droga e llojit marijuanë u kap në rrugën rajonale Prilep-Gradsko, në një kamion me targa shqiptare e cila drejtohej nga një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet B.J nga Shqipëria.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Toni Angellovsi në një deklaratë për mediat tha se droga kishte destinacion Greqinë dhe ishte ndarë në 50 pako dhe pesha totale e saj ishte 50 kg.

Ndërkohë shoferi i kamionit është arrestuar, ndërsa Prokuroria e Prilepit pritet të marrë veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy